Kuvendi i Kosovës do të mbildhet sot në seancë të rregullt me rendë dite pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor dhe 2 nëntor.
Në fillim të seancës deputetët pritet të votojnë rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Me pastaj pritet të votohet në parim i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Deputetët do te votojnë për Emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, Projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës si dhe për shkarkimin e Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.
Në ketë seancë do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Projektligji për peticione, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Projektligjit për Referendum, Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private, Projektligjit për Efiçiencë të energjisë, Projektligji për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete dhe pika tjera te rendit te dites.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...