Google ADS

Shok i Shullazit, kush është personi që u ekzekutua në Durrës

00:35 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një person u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme në Durrës, ndërkohë që një tjetër person pranë tij i plagosur.

Ata gjendeshin në një Audi A8, ku dhe janë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se Edison Harizaj nga Vlora është personi i ekzekutuar ndërkohë që nga informacionet e para makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe po shkonte në Kavajë.

Harizaj është 39 vjeç dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme