Duke folur për zgjedhjet e brendshme në LDK që do të mbahen gjatë vitit 2019, deputetja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për postin e të parit të partisë.
Në “Interaktiv” ajo ka thënë se më e rëndësishme është që të jetë garë e ndershme dhe të mos linçohet asnjë anëtar i LDK-së, por secili të japë kontributin e vet. Vendimin për të kandiduar apo jo për postin e kryetarit ajo ka thënë se do ta bëjë publik gjatë vitit të ardhshëm.
“Zgjedhjet janë në vitin e ardhshëm, kam synim që të jetë garë fer, të respektohet statuti i LDK-së, synoj që të mos linçohet askush, por secili të jap kontributin e vet. Gjitha gjeneratat duhet të bashkëpunojnë. Për këtë çështje do të kem përgjigje vitin e ardhshëm”, ka thënë Osmani.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...