T’i japësh fund një marëdhënieje, apo të dalësh nga kjo e fundit (pa dëshirë) nuk është e lehtë ! Përjetimi i 1001 emocioneve, kujtimet, fotografitë gjithçka që lidhet me “atë” ish-in e bëjnë më të vështirë procesin e harrimit dhe gjithëkujt i ngulitet në mendje, për pak apo për shumë që nuk do e rimarrë kurrë veten dhe nuk do i hapë më derën asnjë dashurie të re.
Lajm i mirë? Kjo nuk do të ndodhë. Pasi të kaloni këta shtatë faza të “shpifura” por tërësisht të nevojshme dhe të shëndetshme, ju do të filloni një kapitull të ri në librin e jetës !
1. Mohimi
Nuk mund të jetë e vërtetë
Pranimi i së vërtetës që marrëdhënia juaj nuk po funksionon më dhe kësaj të fundit i ka ardhur fundi mund të jetë e vështirë. Në vend që të kontrolloni telefonin tuaj çdo pesë sekonda për një tekst pajtimi (hmm, nuk ka për të ngjarë) marrë kohë për veten dhe pranoni mbështetetjen e miqve dhe familjarëve.
2. Zemërimi
Qetësohuni ! JU nuk mund të merrni një shkop bejsbolli dhe të thyeni gjithçka ju del përpara ! Nuk jeni në një videoklip kënge, por në jetën reale. Ju keni të drejtë të ndiheni të zemëruar me mënyrën se si gjërat kanë shkuar – veçanërisht nëse ju është thyer zemra, por të bësh diçka drastike nuk rekomandohet nga asnjë therapist çiftesh! Me pak fjalë nuk ia vlen barra qiranë!
3. Trishtim
Uhhh, faza më e keqe pas ndarjes ! Kjo periudhë karakterizohet nga kujtimet, këngët më të trishta të realizuara ndonjëherë në historinë e njerëzimit dhe fotografitë që grisen pa mëshirë.
Megjithatë kjo është një ndër fazat më të shëndetshme sepse pasi të keni kapërcyer të gjithë mërzinë do e keni më të lëhtë të bëni përapara.
4. Xhelozia dhe konkurrenca
Është faza ku monitoroni çdo lëvizje të ish-it në rrjetet sociale apo ku të mundni! Sigurisht ju mund ta keni bllokuar nga çdo profil, por në fund të fundit për çfarë janë shoqet e ngushta! Ato ju informojnë për çdo përditësim t ëish-it tuaj, personat me të cilët shoqërohet, interesat e reja etj. Megjithatë dhe vetë e dini që kjo fazë nuk duhet të zgjasë shumë ! Nëse e mbani kokën pas, nuk keni për ta harruar kurrë.
5. Apatia
Tani ndiheni bosh ! Kush jeni ju pa atë njeri në krahë ? Çfarë doni të bëni vërtetë me jetën tuaj ? Këto pyetje zakonisht i bluani ne mend kur ish-partneri ka patur një ndikim jo dhe aq pozitiv dhe ju ka ndaluar jo pak gjëra. Tani jeni vetëm dhe ka ardhur momenti të ridimensiononi jetën tuaj.
6. Pranimi
Papritmas ju e pranoni që ai njeri nuk është më pjesë e jetës suaj, e në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe ! Sepse njerëzit shkojnë e vijnë ! Pak nga pak, ju filloni të ndiheni të gatshëm për të lëvizur.
7. Shpresa
Ah, faza përfundimtare. Ia dolët me sukses ! Keni arritur një pikë ku mund të filloni të shikoni drejt së ardhmes. Ju jeni gati të provoni përsëri diçka të re dhe të dini se atje jashtë është dikush tjetër që po pret t’ju takojë e të dashurohet marrëzisht pas jush!
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës