Rezultat e ndeshjeve të sotme në UEFA Ligë të Kampionëve

23:10 | 6 Nëntor 2018
Arbresh Info

Sapo kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e zhvilluara sonte (e martë) në UEFA Ligë të Kampionëve.

Gjithçka nisi me Beograd, ku skuadra serbe Crvena Zvezda befasoi gjigantin anglez – Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat tronditës 2 me 0, shkruan portali arbresh.info. Sulmuesi qendror Milan Pavkok zhbllokoi shifrat duke shënuar me kokë në minutën e 22′ para supergolit disa minuta më vonë nga distanca për 2 me 0.

Monaco nën udhëheqjen e trajnerit Thierry Henry u befasua gjithashtu nga Club Brugge duke u mposhtur me rezultat të papritur 0 me 4 në takimin si nikoqir në Stade Lois II.

Atletico Madridi arriti t’i hakmerret skuadrës gjermane Borussia Dortmund duke e mposhtur me rezultat 2 me 0 pas disfatës së thellë të pësuar javë më parë në Iduna Park me rezultat 4 me 0.

Takimi FC Porto –  Lokomotiv Moscow prodhoi më së shumti gola, gjithsej pesë, me ç’rast nikoqirët mposhtën 4 me 1 klubin rus.

Mauro Icardi shpëtoi Interin në minutat e fundit duke barazuar shifrat për 1 me 1 ndaj Barcelonës që kaloi në avantazh përmes Malcomit në minutën e 83′.

Baras u ndanë edhe Napoli ne Paris Saint Germainin (1 me 1) duke lënë gjithçka të hapur në Grupin C.

Nga ana tjetër, Schalke mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën turke Galatasaray, ndërsa Tottenhami me përmbysje 2 me 1 arriti të marrë tri pikë të plota kundër PSV-së falë goalve nga superylli Harry Kane./arbresh.info/

Rezultat e ndeshjeve të sotme në UEFA Ligë të Kampionëve

Të ngjashme