Interi ka vazhduar i pamposhtur në shtëpi duke siguruar barazim ndaj Barcelonës falë golit nga Mauro Icardi.
Gjiganti italian barazoi me rezultat 1 me 1 ndaj Barcelonës në takimin e zhvilluar mes tyre në kuadër të xhiros së katërt të Grupit B në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht rasteve të shumta gjatë gjithë ndeshjes nga të dy gjigantët, rezultati i ndeshjes në Giuseppe Meazza u zhbllokua pas më shumë se 80 minuta lojë.
Menjëherë pas inkuadrimit në fushë si një zëvendësues i Ousmane Dembeles, Malcom realizoi në prekjen e parë për 1 me 0 pas asistimit nga Philippe Coutinho. Braziliani gjeti hapësirën e duhur mes mbrojtjes së “Nerazzurëve” duke realizuar përfundimit për gjigantin katalunas që kishte një mori shansesh.
Mirëpo, nikoqirët u përgjigjen menjëherë duke barazuar shifrat për 1 me 1 vetëm katër minuta më vonë.
Mauro Icardi ndëshkoi ish skuadrën e tij duke realizuar golin e barazimit pas përpjekjes fillestare nga Matias Vecino duke shfrytëzuar topin e rikthyer nga goditja e tij.
Derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të fazave grupore, Barcelona vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 10 pikë i ndjekur nga Interi me shtatë pikë dhe Tottenham Hotspuri me katër pikë, tri më shumë se PSV në fund të tabelës./arbresh.info/
Shikoni dy golat më poshtë:
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...