Derisa po përgatitet për rikthim në Torino për herë të parë që nga largimi nga Juventusi për transferim në Manchester United dy vite më parë, Paul Pogba ka insistuar se nuk është i penduar për këtë lëvizje.
Francezi ka qenë një figurë me mjaftë ndikim te “Zonja e Vjetër” gjatë kohës së tij në Allianz, para se të largohej për një tarifë rekorde në vitin 2016 për transferim në Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse në shikim të parë mund të duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për të në Old Trafford, francezi nuk pajtohet me këtë nocion gjatë adresimit ndaj gazetarëve para ndeshjes së United kundër Juventusit mbrëmjen e së mërkurës.
“Eksperiencat e mia në United ka qenë pozitive deri tani. Në sezonin tim të parë, ne kemi fituar Evropa Ligën, i cili ishte qëllimi kryesor, rikthimit në Ligë të Kampionëve dhe ne kemi fituar në finalen e Kupës FA”, i është përgjigjur ai gazetarëve në Torino.
“Mendoj se ne jemi në rrugën e duhur dhe ne mund të përmirësohemi gjithmonë. Jam i kënaqur me atë që kam arritur gjatë dy viteve të mia në United, pasi kam marrë vendim për rikthim, vendim që ishte vetëm i imi”
“Pavarësisht se Juventusi ishte në Ligë të Kampionëve dhe United në Evropa Ligë, unë nuk jam penduar për vendimin tim. Jam këtu për të sjellë klubin në krye”
“Dua të shfaqi vlerën time dhe atë që mund të bëjë me Manchester United. E përsëris: Jam shumë i lumtur për tu rikthyer”
Pogba nuk është i vetmi superyll që në mbrëmjen e së mërkurës do të luaj kundër ish klubit të tij dhe ai ka pranuar se ishte shumë i impresionuar me blerjen e “Zonjës së Vjetër” të ish yllit të “Djajve të Kuq” – Cristiano Ronaldos./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...