Google ADS

Fitness: Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë (Foto)

21:44 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen.

Tetë orë të përkulur në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, duke mbajtur mausin midis gishtave në njërën anë dhe telefonin në anën tjetër. Nuk është çudi që në fund të ditës ta gjeni veten me shpatulla të lënduara dhe të mpirë.

Për të kufizuar dëmtimin, përveç lejimit të disa pushimeve kohë pas kohe, mund të bëni disa ushtrime stretching, të thjeshta dhe të përshtatshme me mjedisin e punës.

Të thjeshta dhe pa shumë mundim, shihni më poshtë disa ushtrime që mund ti bëni në vendin tuaj të punës.

Kur të jeni në zyrë mos humbisni mundësinë për të lëvizur: ecni (ose vraponi) përgjatë korridoreve.

Për qafën: përkulni kokën përpara dhe pastaj në krah

Për shpinë, tërhiquni lartë si një fije e varur në tavan.

Rrotulloni bustin në anë me bërryla të hapura dhe pa lëvizur ijet.

Për të shtrirë shpinën: përkuluni përpara derisa të prekni këmbët tuaja me duart tuaja.

Për duart: manipuloni një top gome

Për këmbët: mblidhni një gjunjë në gjoks, duke i alternuar.

Përdorni një fitball në vend të një karrigeje: do të stërviteni pa e kuptuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme