Po afron eventi më i madh i modës Miss Shqiptarja në Botë

21:41 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Eventi më i madh i bukurisë shqiptare në botë po afron.“Miss Shqiptarja në Botë” ka shpallur konkurs për vajzën më të bukur shqiptare në botë, shkruan Albanienshow.

Ftohen të gjitha vajzat shqiptare nga të gjitha vendet e botës që të bëhen pjesë e këtij spektakli madhështor.Në këtë event ndahen mbi 20 mijë euro para, shpërblime dhe dhurata për vajzat që do të fitojnë në natën finale të Spektaklit që mbahet në Suedi.

Kujtojmë që çmimi kryesor është kurora magjike e flakëruar në flori dhe stolisur me gurë të çmuar e cila do të vendoset në kokën e “Miss Shqiptares në Botë”Për dallim nga hera e kaluar këtë vit eventi do të mbahet në dy vende, gjysmëfinalja në Zvicër dhe finalja e madhe në shtetin skandinav Suedi ku do të marrin pjesë edhe këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare.

Ky spektakël mban vulën e e liderit të spektakleve të modës dhe bukurisë në botën shqiptare “Gecjan Fashion Group” me producent Ilir Gecin.Të gjitha vajzat finaliste të “Miss Shqiptarja në Botë” do të jenë pjesë e një aventure përrallore në vendet më të bukura të Zvicrës dhe Suedisë si dhe pjesë e shumë seteve fotografike që zhvillohen në kuadër të spektaklit me fotografin e njohur Avni Selmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme