Google ADS

Kadaj-Bujupi: Vendimi i kryeministrit për Serbinë, sipërfaqëson dinjitetin e Kosovës

21:43 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave mbrojtëse prej 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se ky vendim i Haradinajt sipërfaqëson dinjitetin e Kosovës.

“Kusht i secilës marrëdhënie politike është ai i marrëdhënieve ekonomike. Pa këtë të fundit nuk mund të ketë marrëdhënie të shëndosha mes shteteve. Ky vendim i KM Haradinaj sipërfaqëson dinjitetin dhe seriozitetin e shtetit tonë. #Kosova”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme