Dhjetëra njerëz, shumica prej tyre nxënës, janë rrëmbyer nga një shkollë në perëndim të Kamerunit.
Të paktën 73 nxënës dhe tre të tjerë, përfshirë drejtorin janë kapur mëngjesin e së hënës në Bamenda, kryeqyteti i rajoni Veri-Perëndim, një zyrtar i qeverisë i ka treguar BBC, transmeton portali arbresh.info.
Një operacion masiv për kërkimin e tyre që përfshinë ushtrinë kamerunase është duke u zhvilluar.
Rajonet e Veri-Perëndimit dhe Jug-Perëndimit të Kamerunit viteve të fundit janë përballur me rebelim separatist.
Guvernatori rajonal Adolphe Lele L’Afrique fajësoi milicitë separatiste për rrëmbimin.
Milicitë, të cilët kanë kërkuar pavarësinë e dy rajoneve anglisht folëse, kanë bërë thirrje për një bojkot shkollor.
Por asnjë grup i vetëm nuk ka thënë se ka kryer rrëmbimin në Shkollën e Mesme Presbyteriane të Bamenda, e cila ka nxënës të moshës nga 10 deri në 14 vjeç.
Një video e disa prej fëmijëve, që besohet të jetë filmuar nga një prej rrëmbyesve, po shpërndahet në mediat sociale.
Nxënësit, të gjithë djem dhe të mbushur në një dhomë të vogël, të gjithë duken nervoz, ndërsa personi që mban kamerën i urdhëron ata të thonë emrat e tyre dhe prej nga janë.
Ata gjithashtu përsërisin shprehjen: “Mua më kanë marrë nga shkolla mbrëmë nga djemtë Amba, nuk e di ku jam”.
Amba është shkurtesa për Ambazonia, emri i vendit të ri që separatistët duan të krijojnë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...