Familjarë të minoritarit Kostandino Kaçifas janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e 35-vjeçarit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në QSUT. Prokurori i Krimeve të Rënda ka dhënë “dritën jeshile” për të tërhequr trupin, e që më pas të kryhet ceremonia mortore.
Trupi i të ndjerit Kaçifas iu nënshtruar një ekspertize të dytë mjeko-ligjore më të thelluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas autopsisë së parë të bërë në morgun e spitalit të Gjirokastrës.
Ndonëse nuk ka ende informacion të qartë se kur do të mbahet ceremonia mortore, e përditshmja greke “Kathimerini” njoftoi të hënën se pritet që nga Greqia të mbërrijnë në Shqipëri rreth 2 mijë persona për të marrë pjesë në varrimin e 35-vjeçarit.
Kostandino Kaçifas mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA më 28 Tetor në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër./tvklan.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...