Rreth gjysma e shtetasve rusë që jetojnë në Londër janë informantë, pretendon një sondazh britanik që është publikuar të hënën dhe sponzoruar nga ish kreu i Shërbimit Inteligjent Sekret Britanik (M1I6).
“Sipas burimeve të mirë-informuara të inteligjencës, Rusia ka rreth 200 oficerë në Britaninë e Madhe, kurse merret me rreth 500 agjentë”, tha raporti nga Andrew Foxall për Henry Jackson Society, transmeton portali arbresh.info.
Studimi pohoi se deri në gjysmën e rreth 150,000 emigrantëve rusë që jetonin në Londër ishin, ose kanë qenë, informatorë për Moskën.
Ky studim pohoi gjithashtu se operacioni i inteligjencës së Rusisë është sa 52 herë më i madh se ai britanik.
Raporti vjen pas helmimit fatkeq të ish agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, në Angli më parë këtë vit, që lidershipi britanik pretendonte se ishte një sulm i kryer nga agjentët rusë.
“Ndërsa janë vrasjet dhe vrasjet në tentativë që mbledhin qendër të vëmendjes, këto janë thjesht maja e ajsbergut”, paralajmëroi raporti.
“Rusia është e angazhuar në të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me masat aktive … duke përfshirë edhe spiunazhin dhe Britania e Madhe duket se nuk është e pajisur për t’u marrë me këto”.
Ish-shefi i MI6 Richard Dearlove tha se “ne do të bënim mirë të vëmë re paralajmërimet e raportit”./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...