Shqipërinë duket se po e braktisin edhe refugjatët.
Të dhënat më të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit flasin për një rënie të ndjeshme të numrit të refugjatëve që kanë hyrë në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit.
Rënia është e ndjeshme, si në krahasim me tremujorin paraardhës, ashtu edhe në krahasim me fqinjët.
Kështu, të dhënat që i referohen fundit të Shtatorit, tregojnë se, në tremujorin e tretë të vitit, 247 refugjatë u futën në vendin tonë, nga 474 të tremujorit të dytë dhe 769 të tremujorit të parë të vitit.
Në terma tremujorësh, rënia fiksohet në 92%. Ndërkohë, siç e tregon qartë grafiku, për vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina, shifra ngjitet nga 6 herë deri në 32 herë më shumë.
Rënia e ndjeshme e fluksit të refugjatëve në Shqipëri, vjen pavarësisht muajve të verës. Moti i ngrohtë nxit ndjeshëm kalimet e kufirit. Shqipëria gjatë këtij viti u vu në qendër të rrugës së re të refugjatëve, të cilët më pas kalojnë drejt Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës e më tej në Kroaci e Slloveni.
Gjithsesi, forcimet e ndjeshme të pikave kufitare, por ndoshta edhe dëshira e vogël për të aplikuar për azil në vendin tonë, kanë bërë që flukset migratore drejt Shqipërisë të bien ndjeshëm./scan
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Rusia dhe Ukraina shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetr...
Katër rekorde që ka arritur Barcelona pas ceremonisë së Topi...
Kuvendi sot i vazhdon seancat e papërfunduara të shtatorit e...