Avokatët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg, dje në Këshillin Penal kanë dorëzuar ankesë për shtyrjen e dënimit, pasi që më herët ishte refuzuar kërkesa për shtyrjen e dënimit.
Nga Gjykata Penale për televizionin “Telma” thonë se ata ende nuk e kanë pranuar ankesë nga Nikolla Gruevski për vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake për të formuar dhe për të vendosur Këshilli Penal. Dokumentet jozyrtare janë dërguar nëpërmjet postës dhe po shkojnë drejt gjykatës. Gjykata nuk e përjashton mundësinë që Këshilli Penal, edhe pse ka afat prej tre ditësh, që nesër të merr vendim. Nëse konfirmohet vendimi i gjyqtarit për ekzekutimin e sanksioneve, Gruevski do të duhet të paraqitet në burgun e Shutkës në Shkup ditën e enjte, më 8 nëntor, siç thuhet në aktin e referimit.
Më së voni deri ditëm e premte, Këshilli Penal do të duhet të vendosë nëse Gruevski do të shkojë në burgun e Shutkës ose do t’ia pranojë shtyrjen e aktit referues për më 8 nëntor.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...