Google ADS

Ky është rendi i ditës i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit

17:15 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar nesër mbledhje të Kryesisë së Kuvendit nga ora 10:30, ndërsa nga ora 11:00 kryeparlamentari ka ftuar deputetët për seancë plenare.

Kabineti i kryeparlamentarit Veseli ka konfirmuar se në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet për përgatitjen e seancave të reja plenare, ndërsa seanca e ftuar për ora 11:00 është ftuar për të vazhduar punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Në rendin e ditës për mbledhjen e kryesisë do të jetë kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës

Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme