Man Utd – Real Madrid, arrihet marrëveshja 100 milionëshe për një sulmues

16:23 | 6 Nëntor 2018
Arbresh Info

Manchester United dhe Real Madridi duket se kanë arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin prej 100 milionë euro të Gareth Bales nga Bernabeu në Old Trafford në rast se duhet besuar raportet e fundit.

Reprezentuesi uesllian nuk është në kohën e tij më të mirë në Madrid aktualisht dhe klubi duket se kërkon shitjen e tij, ndërkohë që tarifa prej 100 milionë euro me gjasa do të jetë shifra me të cilën është duke vlerësuar sulmuesi në këtë fazë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti nga ‘Don Balon’, United duket i përgatitur për të paguar një tarifë të tillë derisa ata synojnë nënshkrimin me një sulmues të kalibrit të tij derisa emra të tjerë të ngjashëm sigurisht se kushtojnë dyfishë më shumë.

Duke marrë parasysh që Real Madridi kërkon atë shumë të hollash për 29-vjeçarin dhe United është i gatshëm për të paguar, gazeta e lartpërmendur shton se një marrëveshje ka shumë mundësi të finalizohet gjatë verës së ardhshme.

“Djajtë e Kuq” është e qartë se kanë nevojë për një ndryshim madhështor në linjën frontale sezonin e ardhshëm për shkak se Alexis Sanchez nuk ka arritur të tregoj klasin e tij qysh pas transferimit nga Arsenali në janar.

Ndërkohë, lojtarët si Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford nuk janë duke pasur sukses gjithashtu dhe një javë janë një fushë, një javë jashtë saj.

United duket në pozitë të mirë këtu për të nënshkruar me Balen dhe shumë tifozë do të dëshironin të arrihet një marrëveshje në mënyrë që atyre t’i shtohet në skuadër një lojtar me shpejtësi të lartë dhe kërcënues para portës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme