Google ADS

Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të Sebastian Kurz

15:55 | 6 Nëntor 2018
arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, rreth ushtrisë dhe liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.

Deputeti i kësaj partie, Ismajl Kurteshi, thotë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë për të sqaruar këto çështje me faktorin ndërkombëtar.

“Për  t’i sqaruar këto dhe  për ta bërë faktorin ndërkombëtar t’i besojë këto  projektet tona do të duhej që institucionet tona të punonin më shumë dhe  ta promovonin më shumë vendin tonë dhe të bashkëpunojnë më shumë me vendet evropiane,” thotë Kurteshi për arbresh.info.

Sa i përket ushtrisë, Kurteshi tha se nuk ka kthim prapa.

“Ushtria është një e drejtë elementare e çdo vendi të pavarur, këtë gjë duhet ta kuptoj dhe ta pranojë edhe kryeministri Sebastian Kurz,” deklaroi ai.

Kurteshi, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, ka komentuar edhe deklaratat për liberalizimit të vizave.

“Po dënohen qytetarët e pafajshëm, gjë që nuk është dashur të bëhet. E për këtë duhet të dënohen politikanët tonë të cilët nuk i përmbushin këto kërkesa,” tha Kurteshi.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, është shprehur skeptik sa i përket transformimit të ushtrisë dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./A.Bajraktari/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme