Me projekt-buxhetin për vitin që vjen, është paraparë që të bëhet avancimi i infrastrukturës së prokurimit elektronik. Për këtë qëllim janë planifikuar të investohen 150 mijë euro.
Komisioni Rregullativ për Prokurimit Publik (KRrPP), në vitin që vjen do të ketë një buxhet prej 796 mijë e 876 euro. Prej këtij buxheti rreth 46.8 përqind, apo 372 mijë e 623 euro do të shpenzohen për paga dhe mëditje.
Numri i të punësuarve për vitin 2019 do të jetë 42 persona apo tre të punësuar më shumë sa janë aktualisht.
Rreth 33.8 përqind apo 269 mijë e 253 euro do të shkojnë për mallra dhe shërbime, 150 mijë euro për investime kapitale që marrin pjesë në buxhetin e përgjithshëm për 18.8 përqind dhe 0.6 përqind të tjera apo 5 mijë euro për shpenzime komunale.
Në raport me buxhetin për vitin 2018-të, në 2019-ën do të ketë rritje prej 31 përqind apo 187 mijë e 675 euro më tepër buxhet. Për paga dhe mëditje 37 mijë e 675 euro dhe 150 mijë euro për investime kapitale./kallxo.com/
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...