Sayoc përballet me të paktën 48 vjet burgim në rast se dënohet për akuzat që është ngarkuar.
Cesar Sayoc, i akuzuari nga Florida lidhur me rastin e dërgimit të pakove shpërthyese në adresë të disa demokratëve të mirënjohur dhe kritikëve tjerë të presidentit amerikan, Donald Trump do të dalë të martën para një gjykate federale në Nju Jork, në të cilën prokurorët do të argumentojnë se pse ai është shumë i rrezikshëm për t’u liruar me kusht, transmeton Reuters.
Ai është arrestuar më 26 tetor në Fort Lauderdale dhe është pajtuar javën e kaluar në një gjykatë të Floridas, që rasti të transferohet në gjykatën federale të Nju Jorkut, për t’u përballur me pesë akuza penale.
Pakot me material shpërthyes dhe masakra që ka lënë të vdekur 11 hebrenj në një sinagogë në Pitsburg kanë ngritur tensionet në SHBA, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në SHBA, të cilat mbahen po sot dhe do të përcaktojnë se kush do të kontrollojë Kongresin.
Pakoja e parë i ishte dërguar miliarderit dhe filantropit, Goerge Soros në shtëpinë e tij, derisa shënjestra tjera të këtyre dërgesave kanë qenë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ende nuk është bërë e qartë nëse Sayoc do të kërkojë lirim me kusht, mirëpo prokurorët federalë i kanë thënë gjyqtarit, Robert Lehrburger në një shkresë se do të kundërshtojnë një kërkesë të tillë.
Sayoc përballet me të paktën 48 vjet burgim në rast se dënohet për akuzat që është ngarkuar.
Prokurorët kanë thënë se Sayoc mund të përballet me akuza shtesë teksa hetimi është duke vazhduar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...