Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka raportuar para Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik lidhur me procesin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova së Re”.
Kërkesa për raportim ishte e deputetit Dardan Sejdiu që të raportoj mbi mbarëvajtjen e procesit të ndërtimit të termocentralit “Kosova e re”, deri ku është shkuar me punime, raporton arbresh.info.
Ministri Valdrin Lluka ka thënë se janë parakualifikuar kompanitë
“Ofertuesit do të na i dërgojnë ofertat e tyre deri në fund të vitit që ta dimë saktë se sa do të kushtoj ndërtimi. Pastaj në pjesën e parë të vitit 2019 të filloj ndërtimi. Ky projekt është projekti që më së shumti janë bërë studime si dhe nga Banka Botërore, ku u tha se është projekti më i mirë dhe duhur për energji”, ka thënë Lluka.
Lluka ka thënë se do të importohet prapë energji.
“Edhe pas këtij inevstimi në energji, Kosova prapën do të vazhdoj të importojë energji për të plotësuar nevojat e saj, si energjia e mbrëmjes. Projekti është duke ecur sipas dinamikës së paraparë. Kanë filluan diskutimet me ata që kanë shprehur diskutim për financim dhe ata që do të investojnë do ta përdorin teknologjinë e fundit më të renë dhe që i plotëson standardet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/190391135204014/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person