Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur keqardhje në lidhje me rastin e 17-vjeçares në Gostivar, e cila duke ikur nga qentë endacak ka rënë në ujërat e lumit Vardar dhe ka humbur jetën.
Zaev tha se si kryetar komune ka përvojën e menaxhimit me qentë endacak, por problemin e drejtoi tek ligjet, pasi siç tha, janë shumë të komplikuar dhe duhet të bëhet rregullore e re që do të organizojë funksionimin e qendrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë e di si kryetar i Komunës së Strumicës, janë paguar shuma të mëdha parash për kompanitë private të cilat kanë organizuar qendra për kujdesin me qentë endacak sipas standardeve. Mendojmë të ndryshojmë ligjet në mënyrë më fleksibile, që të respektohen standardet evropiane dhe Maqedonia t’i respektojë ato. Qendra të tilla janë të rralla nëpër qytete. Kemi në Shkup, por është me kushte të dobëta dhe duhet të përmirësohet”, tha mes tjerash Zaev.
Ai shtoi se problemi me qentë endacak mund të zgjidhet përmes ndryshimeve në Kuvend, ndërsa më pas edhe me dëgjimin e veterinarëve dhe zbatimin e këshillave të tyre.
Përndryshe, 17-vjeçarja nga Gostivari mbrëmë duke u kthyer nga shkolla u sulmua nga qentë endacak, ku si pasojë ra në ujërat e lumit Vardar dhe më vonë trupi i saj u gjet i pajetë.
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...