Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin dialogun ndërmjet “Beogradit dhe Prishtinës”, në kohën kur partitë politike nuk po arrijnë të jenë unike në fazën finale të negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, raporton arbresh.info.
“Siç e dini ne kemi presidencën e radhës të Bashkimit Evropian dhe një prej synimeve kyçe është që të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e tyre në Bashkimin Evropian. Me të vëertetë do të doja që të thërras qytetarët e Kosovës të mbështesin dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse besoj se përfundimi i suksesshëm i dialogut është bazik për perspektivën Evropiane dhe për të jetuar së bashku në paqe dhe për stabilitetin rajonal,” është shprehur Kurz.
Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë.
“Është mirë të jem në Kosovë, dhe dua të ju falënderoj për miqësinë ndërmjet vendeve tona. Austria është një mbështetëse e fuqishme e regjionit, Kosovës dhe jemi të lumtur që kontribuojmë edhe përmes KFOR-it, dhe jemi një prej investitorëve më të mëdhenj këtu dhe gjithashtu Agjencia Austriake për Zhvillim është këtu për të mbështetur sa më shumë që është e mundshme,” deklaroi kancelari Kurz.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie pas takimit më kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha para gazetarëve se temë e diskutimit ndërmjet tyre ishin marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Austri.
“Biseduam për marrëdhëniet bilaterale shumë të mira Kosovë-Austri. Njëkohësisht biseduam për perspektivën regjionale, perspektivën evropianë të Kosovës dhe rajonit. E falënderoj shumë për përkrahjen që i ka dhënë Austria Kosovës”, deklaroi Haradinaj.
Aty nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve. Para takimit me Haradinajn, kancelari austriak, Sebastian Kurz, takoi presidentin, Hashim Thaçi.
Kurz po qëndron në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për çështjen e dialogut, një ditë më parë ai kërkoi edhe nga lidershipi në Serbi angazhim të dyja palëve./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...