Në gjykimin ndaj ish-kryeinspektorit të Kamenicës, Refik Latifaj, qysh në fillim të shqyrtimit gjyqësor, prokurori i shtetit Isuf Sadiku, i propozoi gjykatës që në cilësinë e dëshmitarit të ftohet komandanti i stacionit policor të Kamenicës, Nazif Hajrizi.
Lidhur me këtë propozim, trupi gjykues me përbërje nga Aziz Shaqiri kryetar, Ramiz Azizi dhe Venhar Saliu anëtarë, njoftuan se do të vendosin pas administrimit të provave materiale edhe atë duke u fokusuar në riprodhimin e CD-ve, si provë materiale si dhe të transkripteve të nxjerra nga personi zyrtar edhe atë nga përmbajtja e CD-ve.
Pas procedurës provuese u administrua si provë përmbajtja e CD-ve, të emëruara si prova A, ku u dëgjua biseda me zë në mes të të akuzuarit Refik Latifaj si dhe akterëve tjerë të identifikuar përmes numrave të telefonit duke përfshirë bisedat me zyrtarët e stacionit policor në Kamenicë si dhe ish kryetarit të komunës së Kamenicës.
Po ashtu pasi u konstatua se përmbajtja e dëgjuar e CD-ve përkon me përmbajtjen e transkripteve të bisedave të tilla, e cila ishte propozuar si provë nga ana e prokurorit të shtetit, trupi gjykues mori aktvendim ku konstatoi se përmbajtja e këtyre transkripteve konsiderohet e lexuar, si dhe vendosi që të aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit Isuf Sadiku që të ftohet në cilësi të dëshmitarit, komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Nazif Hajrizi.
Sipas aktakuzës, Refik Latifaj gjatë periudhës kohore 2013/14 në cilësinë e shefit të Inspektoratit Komunal të Kamenicës në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke ndihmuar në forma të ndryshme mbi gjashtë kompani që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.
Aktakuza sqaron se këtë ndihmë Latifaj e ka bërë duke dhënë instruksione për eksploatim ilegal të rërës dhe zhavorrit dhe duke i udhëzuar kompanitë që të pajisen me dokumente fiktive doganore si mbulesë e veprimtarisë së tyre.
Seanca e radhës u vendos të mbahet më datë: 3 dhe 4 dhjetor 2018.
Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast./kallxo.com/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante