Disa prej tyre po i rendisim më poshtë.
Të gjithë duam të kemi foto të bukura në rrjetet sociale dhe padyshim të kemi pëlqime pafund, por jo gjithmonë ia arrijmë.
Megjithatë, ka disa marifete që mund ti aplikoni dhe t’i zbatoni për t’ia arritur qëllimit, transmeton “Koha Jonë”.
Disa prej tyre po i rendisim më poshtë.
1- Të bëni foto gjatë ditës
Ngjyrat e qarta bëjnë që fotoja të jetë më e bukur dhe të theksohen më mirë detajet që i përkasin fotos. Kjo nuk do të thotë se natën nuk duhet të bëjmë foto, por sa më të qarta, aq më shumë “like” do merrni.
2- Të siguroheni që fotoja të ketë ngjyrë të ndritshme
Instagrami është thjesht pasqyrim i mënyrës sesi e shohim botën, plot ngazëllim dhe ngjyra. Në qoftë se fotoja është e mrekullueshme, por nuk është aq e ndritshme apo e gjallë , duhet ta rregullojmë vet me efekte të ndryshme.
3- Të përzgjidhni një vend të veçantë
Vendi ku bëhet fotoja është i rëndësishëm, pasi mund të ndikojë në bukurinë e saj. Ne mund të nxjerrim foto në natyrë apo në një rrugë të bukur.
4- Nëse jeni pjesë e fotos, të tregoheni sa më të lirshëm
Duhet të harroni faktin, se impostimi në një pozicion të caktuar, do na japë shumë” like”. Të tregoheni vetvetja dhe do pëlqeheni më shumë me natyralitetin dhe gjendjen tuaj të momentit.
5-Të zgjidhni orarin e duhur
Secili nga ne ka një orar të caktuar, kur është më i lirë për të postuar një foto. Duhet të llogarisni edhe kur miqtë tuaj janë më aktivë, për t’ju bërë “like” jo shumë larg kohës pasi e keni postuar.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...