Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje votuesve që të mbështesin Partinë Republikane në zgjedhjet për Kongres.
Votimi mbarëkombëtar sot shihet si referendum mbi presidencën e tij.
“Çdo gjë që kemi arritur është në rrezik të martën”, tha presidenti Trump në njërin prej mitingjeve përfundimtare.
Amerikanët votojnë sot për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, për 35 nga 100 vendet e Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë të shteteve.
Republikanët tash për tash kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, por shumë sondazhe sugjerojnë se demokratët kanë shanse të mëdha të fitojnë kontrollin së paku në Dhomën e Përfaqësuesve.
Një sondazh kombëtar, i publikuar më 4 nëntor nga Washington Post dhe ABC News, tregoi se 50% e votuesve të regjistruar preferojnë kandidatët demokratë për Dhomën e Përfaqësuesve, krahasuar me 43% që favorizojnë republikanët.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...