Google ADS

Kur vjen puna tek Meghan Markle, mbretëresha është e gatshme të thyejë të gjitha rregullat

07:48 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Edhe pse na ndajnë dy muaj nga vigjilja e Krishtlindjeve, pjesëtarët e familjes mbretërore duket se e kanë marrë shumë seriozisht përgatitjen e tyre.

Nuk e kemi fjalën për përzgjedhjen e zbukurimeve, që në pallatin e Kensingtonit ndërrohen çdo vit, apo menusë, por ftesave. Sivjet, si kurrë më parë, në tryezën që bën bashkë mbretëreshën Elizabeth dhe familjarët e tjerë, do të ulen edhe dy pjesëtarë të rinj: dukesha e Sussex-it Meghan Markle dhe mamaja e saj, Doria Ragland. Sipas një burimi për ‘’The Sun”, ftesa është një shenjë e respektit të mbretëreshës për Meghanin, e cila pret të bëhet nënë për herë të parë në pranverën e vitit të ardhshëm, por edhe për mamanë e saj Doria, e cila nuk ka asnjë familjar pranë që pas transferimit në Londër.

Sigurisht që diçka e tillë do të ishte mëse normale në një familje të thjeshtë, por të ftosh për Krishtlindje një person i cili nuk është pjesë e familjes mbretërore përbën shkelje të protokollit. Por mbretëresha Elizabeth mund t’ia lejojë vetes diçka të tillë. Sa i takon festimeve të përvitshme në familjen mbretërore, gjatë sezonit të festave, rituali nis kështu: fillimisht familja shpërndan disa dhurata, në nder të personaliteteve të përzgjedhura nga ata. Më pas, ata shkojnë për një lojë të shpejtë argëtuese, më pas shijojnë një darkë elegante me një menu të përzgjedhur, me mish fazani ose gjahu, perime dimri të pjekura, etj, zbulon Darren McGrady, kuzhinieri prej një dekade i familjes mbretërore. Sigurisht, që për Meghan Markle këto do të jenë Krishtlindjet më të paharrueshmet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme