Google ADS

4 Zakonet e këqija që sjell përdorimi i rrjeteve sociale

07:21 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sipas studimeve të reja, zakonet që sjellin rrjetet sociale mund të ndikojnë më shumë se sa mund ta mendoni në trurin tuaj.

Këto studime sugjerojnë se përdorimi i gjatë i mediave sociale mund të lidhet me një vetëkontroll më të ulët, të cilin ekspertët e marketingut besojnë se mund të çojë në dëme më të larta. Njerëzit mesatarisht e kontrollojnë telefonin mbi 30 herë në ditë. Ndonëse platformat e rrjeteve sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i shpeshtë mund të çojë që të bëheni të palumtur dhe të izoluar në periudhë afatgjate.Ato ndikojnë në

:Vetëbesim: Të gjithë kemi të ‘meta’, disa prej të cilave i themi në publik, e disa preferojmë t’i mbajmë për veten. Sidoqoftë, krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tejet mase vetëbesimin e një personi

Lidhja njerëzore: Si qenie njerëzore, është e rëndësishme për ne të jemi të aftë të komunikojmë me njëri-tjetrin, por kjo mund të jetë e vështirë të bëhet kur jemi të ‘ngjitur’ mbas ekranit, dhe kur më shumë i preferojmë miqtë e internetit sesa personalitetet reale.

Kujtesa:
Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë për ta fotografuar një objekt interesant që nuk e kanë parë më herët, por dështojnë ta shijojnë me sytë e tyre dhe ta mbajnë mend atë.

Shëndeti mendor: Jo vetëm se është dëshmuar që rrjetet sociale të shkaktojnë palumturin, por edhe mund të shpijnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke shkaktuar shqetësim dhe depresion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme