Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor rekomandon që njerëzit që vuajnë nga ankthi të shmangin kafeinën. Pse?
Sepse shumë kafe në ditë në fakt mund të përkeqësojnë efektet e ankthit, ose duke ju heqin gjumin duke ju bërë të ndiheni të lodhur. Ju mund ta lidhni dhimbjen e stomakut me një ushqim të prishur ose me ardhjen e menstruacioneve* kur bëhet fjalë për gratë) Shkencëtarët evropianë zbuluan se disa përbërës në kafe stimulojnë sekretimin e acidit të stomakut nga qelizat e barkut tuaj. Marrja e një ilaçi për dhimbjen e stomakut mund të neutralizojë acidin për një kohë të shkurtër.Por nëse dyshoni se kafja po ju dëmton stomakun, mendoni që të ndryshoni pirjen e saj.
Mund të ndjeni rrahje të shpejta zemre. Sipas WebMD, këto rrahje janë shkaktuar shpesh nga konsumimi i kafesë dhe kafeinës, nikotinës, dhe madje edhe alkoolit. Në disa raste, kjo mund të çojë në marrjemëndsh dhe në zbehje. Një nga zgjidhjet e vetme për të hequr qafe këto rrahje konstante të zemrës është të shmangni kafeinën plotësisht. Nës pini më shumë se dy ose tri filxhanë kafe në ditë mund të keni diarre, sipas Fondacionit Ndërkombëtar për Çrregullime Gastrointestinale Funksionale. Nëse pini shumë kafe për një kohë të gjatë, mund të kaloni në atë që quhet të jesh i varur nga kafeina. Simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe lodhje, gjetën studiuesit e Johns Hopkins. Uleni ngadalë sasinë e saj dhe do të shikoni ndryshime.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë