Caktohet data e zgjedhjeve në Shqipëri

01:04 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në 30 qershor të vitit 2019 do të zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili hyn në fuqi menjëherë.

Disa ditë më parë kryetari i shtetit zhvilloi takime konsultative me kryetarët e grupeve parlamentare.

Referuar kodit zgjedhor dy datat e mundshme ishin 23 dhe 30 qershori, shkruan Abcnews.

Presidenti Meta ka vendosur që zgjedhjet për pushtetin vendor të zhvillohen të dielën e fundit të muajit qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme