Neymar dëshiron të rikthehet në Barcelonë, e zbulon ish bashkëlojtari i tij

23:51 | 5 Nëntor 2018
Arbresh Info

Ish bashkëlojtari i Neymarit, Martin Montoya ka zbuluar se superylli brazilian dëshiron të rikthehet në Barcelonë.

Montoya ishte bashkëlojtarë i Neymarit në Camp Nou dhe një produkt nga akademia e tyre La Masia, por aktualisht luan te skuadra e Brightonit në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Montoya së fundmi ka folur për ‘Fichajes’ duke zbuluar se Neymar në të vërtetë dëshiron të rikthehet në Camp Nou:

“Edhe pse është shumë e vështirë, unë mendoj se Neymar dëshiron të rikthehet në Barcelonë”, ka thënë Montoya, ish mbrojtësi qendror i Barcelonës dhe Interit.

Neymar u transferua në Parc des Princes vitin e kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro.

Superylli 27-vjeçar është gjithashtu shënjestër e rivalit në El Clasico të Barcelonës – Real Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme