Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ka thurur lavde për lojtarin e transferuar te Liverpooli gjatë verës, Xherdan Shaqirin.
Wright beson se reprezentuesi kosovar i Zvicrës “nuk është miliona milje larg” nga niveli i superyllit brazilian të Barcelonës Philippe Coutinhos, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse ju jeni Xherdan Shaqiri, atëherë padyshim se jeni të kënaqur që Liverpooli ka ardhur për ju kur Stoke u dëbua”, ka thënë fillimisht Wright për ‘Premier League Today’.
“Ju nuk duhet ta refuzoni Liverpoolin dhe nuk duhet të prisni për radhën tuaj, ashtu siç kemi parë me rastin e Fabinhos”
“Fabinho erdhi dhe është dashur të pres radhën e tij dhe ai duket i mahnitur dhe ajo që ballafaqoheni me një skuadër si Liverpooli dhe tani është sikur njerëzit thonë ‘E di që ky trajner do të luaj me mua në një fazë dhe nëse unë luaj mirë ai ndoshta do më mbajë në skuadër'”
“Ju e dini se do të merrni një shans dhe kjo është e gjitha që ju doni. Kur ju shikoni te Shaqiri, pjesa tjetër nuk është ashtu siç është ai”
“Unë mendoj që ai okupon atë që Coutinho do të okuponte dhe ai ka pak më shumë respekt në mënyrën se si mund të vrapoj te njerëzit, ai mund të marrë pasime, mund të hyjë në zonë dhe të shënojë gola”
“Ai nuk është Coutinho, por nuk është shumë milje larg nga kalibri i një lojtari duke respektuar atë që ai mund të sjellë në skuadër. Më pas gjuajtjet e lira, ai mund gjithçka”
Shaqiri ka hapur tashmë llogarinë e tij te gjiganti në Anfield duke shënuar edhe një gol gjatë fitores së thellë 4 me 1 ndaj Cardiffit./arbresh.info/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...