Google ADS

Balla për Lleshin: Do të bëhet Ministër, Presidenti nuk ka kompetencë

23:28 | 5 Nëntor 2018
V. S.

Balla i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” deklaroi se Lleshi është një prej kandidaturave më të mira.

“Sandër Lleshi ka qenë një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës. Personalisht e kam mbështetur kandidaturën e Z.Lleshi të bërë publike në diskutimet në ‘5 Pyetjet’ e tua qoftë në 2007, qoftë në 2012. Zoti Lleshi ka qenë ndër kandidaturat më profesionale dhe në rast se do kishte qenë President, do kishte bërë një punë të shkëlqyer.

Të jeni të bindur se e ka pasur mbështetjen e më shumë se një krahu politik, dhe jam i bindur se do ta kishte bërë do ta kishte bërë punën shumë mirë. Jam i bindur se një person që ka të gjitha kriteret për të qenë President, i përmbush të gjitha kriteret për të qenë ministër i Brendshëm”.

Ndërkohë Balla deklaroi se Lleshi do të jetë Ministër i Brendshëm dhe theksoi se “ kushtetuta ka edhe instrumenta të tjerë, por unë besoj se këto instrumente s’është momenti për ti përdorur”.

Meta, tha ai, “se ka këtë kompetencë për të mosdekretuar”. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme