Maya ka folur sot për herë të parë publikisht për shtatzëninë e saj.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këngëtarja zbuloi live në emisionin edhe gjininë e fëmijës. Përmes një kutie të mbushur me tullumbace, Maya zbuloi se është në pritje të një djali.
“Unë nuk kam patur preferencë për gjininë. Jam shumë e kënaqur që është djalë, ashtu siç do isha e kënaqur nëse do të ishte vajzë. S’kam patur fare preferencë për gjininë, doja që Zoti të më bekonte me një fëmijë të shëndetshëm dhe kaq. Në muajin e katërt doktori im më thotë që mund të ishte vajzë dhe unë i tregova Benit dhe ai më tha: Është herët për ta kuptuar.
Aty kuptova unë që Beni donte djalë. Unë se kisha atë hall, doja vetëm të ishte i shëndetshëm. Kur shkoj në Vlorë më thotë mjeku që të bëjmë një eko dhe aty pamë që ishte djalë. Ai ishte momenti kur m’u kthye mendimi edhe një herë nga vajzë në djalë. I them Benit shiko se është djalë dhe ai ma kthen: E dija unë. Kujdes zemër ku ecën”, tregoi Maya.
Këngëtarja po ashtu rrëfeu se nuk ishte hera e parë që kishte mbetur shtatzënë, por pa sukses. Kjo gjë tregon ajo e ka bërë atë edhe më supersticioze dhe të sigurohej përpara se ta pranonte publikisht shtatzëninë.
“Kam qenë e interesuar për të lindur fëmijë. Kam marrë edhe herë të tjera lajmin se jam shtatzënë, por nuk ishte me sukses të vazhdonte. Për mua ishte bërë goxha problem për shkak edhe të koncerteve që rezervojmë një vit përpara. Mjeku edhe përpara se të mbesha shtatzënë më shkruante për vitaminat që duhej të merrja, por dikur unë u lodha.
I bëra përpjekjet e mia, por Zoti ndoshta e kishte shkruar ndryshe, por ai këmbëngulte. Dhe kështu ishte kjo herë. Unë u gëzova kur mora lajmin natyrisht, por me frikë nëse do vazhdojë apo s’do vazhdojë dhe shyqyr erdhi në këtë ditë. Këtë herë prisja të kalonin muajt që të isha e sigurt. U bëra supersticioze dhe me frikëra dhe nuk kam folur. Deri tani shtatzënia nuk më duket e bukur hiç. Unë jam fryrë, nuk ha dot se kam siklet, nuk fle dot rehat”, shtoi këngëtarja.
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...