Shiu i kësaj të marte na kujtoi edhe një herë se ndoshta para se të lani veshjet e trasha duhet të shihni parashikimin e motit, ose të lexoni këshillat që përgatisim për ju çdo ditë.
Në artikullin e sotëm do t’ju zbulojmë disa sekrete mamash dhe gjyshesh për të patur rroba të bardha si bora, pa harxhuar shumë para dhe mbi të gjitha me produkte tejet natyrale.
SI TË ELEMINONI NJOLLAT E VERDHA TË DJERSËS
Këmisha e bardhë është një ”MUST” në garderobën e një gruaje, por s’mund të themi të njëjtën gjë për njollat poshtë sqetullës si pasojë e djersitjes apo deodorantëve toksikë. Në vend që të ”torturoheni” me zbardhues që kanë veprim agresiv apo larës të shtrenjtë, provoni metodën e mëposhtme: detergjentë, limonë, kripë dhe ujë. Mjafton ta zhysni në këtë përzierje dhe ta lani me dorë pas 30 minutash. Kjo teknikë është e këshillueshme edhe për njollat e kremit pudër në jakë ose rreth qafës.
SI TË ELEMINONI NJOLLAT E FRUTAVE DHE PERIMEVE ME NGJYRA TË FORTA
Panxhari, hurma apo shega janë disa prej fruta-perimeve më të shëndetshme që duhet t’i shtoni patjetër në regjimin tuaj ushqimor, mirëpo nëse nuk dini t’i prisni apo gatuani me kujdes rrezikoni të bëheni pis nga koka deri tek këmbët. Mos u shqetësoni, kemi zgjidhje edhe për kët problem. Hidhni 1 lugë gjelle sodë buke direkt në rrobën e njollosur. Prisni një limon në gjysmë dhe fërkoni me të pjesën e ndotur. Lëreni për 15 minuta, më pas lajeni si zakonisht me ujë të ngrohtë. Mund të bëni edhe një pastë me sodë buke dhe lëng limoni, dhe ta aplikoni në pjesën e njollosur.
SI TË ELEMINONI NJOLLAT NGA VESHJET E MËNDAFSHIT
Përzieni 2 lugë gjelle me detergjent rrobash të zakonshëm, me 1 filxhan çaji peroksid hidrogjeni dhe hidhini nënjë legen me ujë të ngrohtë. Njomni me të shajet apo të brendshmet e mëndafshta dhe lërini për 30 minuta. Për të ruajtur cilësinë e rrobave, është e domosdoshme që të përdorni një detergjent të mirë. Kjo teknikë është perfekte për larjen e rrobave delikate, pa pasur nevojë që t’i fërkoni e t’ju hiqet ngjyra.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...