BBC vjen me një tjetër mbulim për Shqipërinë, për një temë që e ka trajtuar për të një njëqindtën herë: bunkerët e Enver Hoxhës në Shqipëri.
Në kuadër të temave shabllon dhe të përsëritura për Shqipërinë, si virgjëreshat e përbetuara, gjakmarrja, besa, BBC kësaj here fokusohet edhe një herë te frika e udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, si arsyeja kryesore e ndërtimit të bunkerëve, që ende ekzistojnë në Shqipëri.
Gazetari Stephen Dowling shkruan se bunkerët në bregdetin e Vlorës vazhdojnë të ndotin rrethinat, si statuja të pashkulura nga plazhet e braktisura.
Ekipi i BBC-së gjithashtu viziton edhe zona të tjera të vendit, ku ka bunkerë, të cilët për publikun britanik janë identifikuesit kryesorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vetëm nga fakti se në BBC, dhe jo vetëm, janë prezantuar me qindra herë./tch/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...