Hakerët kanë rrëzuar uebfaqen e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) duke u hakmarrë kështu për arrestim e bërë javën e kaluar.
Uebfaqja ka qenë përkohësisht jashtë linjave mëngjesin e të martës, katër ditë pas arrestimit të gjashtë adoleshentëve të dyshuar për përdorimin e mjetit kibernetik nga grupi i hakerëve Lizard Squad që shërben për rrëzimin e uebfaqeve dhe shërbimeve, shkruan arbresh.info.
Gjashtë të dyshuar ishin akuzuar për përdorimin e ‘Lizard Stresser’, një mjet që “bombardon” trafikun e uebfaqeve dhe shërbimeve, tek shkollat, gazetat, kompanitë e lojërave dhe një numër të madh dyqanesh me pakicë.
Grupi i hakerëve Lizard Squad ka njoftuar në mëngjes përmes rrjetit social Twitter për sulmin e kryer tek Agjencia, derisa katër nga të arrestuar janë lëshuar, dhe dy të tjerë në moshën 18-vjeçare janë ende nën hetime./arbresh.info
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...