Prokurori i ri i Gjykatës Speciale, Jack Smith, qëndroi gjatë javës së kaluar për një vizitë në Kosovë ku u takua me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Kjo vizitë, nga shumëkush u cilësua si shenjë se aktakuzat e para nga kjo Gjykatë pritet të ngriten së shpejti.
E lidhur me këtë vizitë, ka folur për herë të parë vetë Jack Smith.
Ai ka thënë se qëndrimi i tij në Kosovë ishte mjaft produktiv.
“Zyra e Prokurorit Special është e fokusuar në vazhdimin dhe implementimin e mandatit të saj”, i ka thënë Evropës së Lirë Jack Smith.
Zyra e Prokurorit Special në Kosovë është ngritur me qëllimin e hetimit të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.
Ky institucion është aktiv që nga viti i kaluar, mirëpo deri më tani nuk është ngritur aktakuzë.
Ndërkaq, më herët ishte bërë e ditur se ka filluar intervistimi i dëshmitarëve, proces për të cilin avokatët e akredituar nuk ishin në dijeni./REL/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...