Google ADS

Pushime në Maldive, ‘Sulltanesha Hyrrem’ mahnit me format trupore

19:25 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Meryem Uzerli është një nga aktoret turke më të famshme në Shqipëri. Ajo u bë e njohur për rolin e ‘Sulltaneshës Hyrrem’, duke fituar menjëherë zemrat e të gjithëve.

Meryem prej kohësh i ka qëndruar besnike flokëve biondë, por së fundmi ka bërë një ndryshim drastik duke u kthyer në një brune mjaft tërheqëse.

Po ashtu ajo i ka mahnitur të gjithë me format trupore shumë seksi, teksa ka publikuar foto në profilin e saj zyrtar të ‘Instagram-it’.

Aktorja duket se ka vendosur të marrë disa ditë pushime dhe ka udhëtuar drejt Maldiveve, një vend përrallor. Nga aty nuk kanë munguar fotot me bikini, duke shfaqur anën joshëse të Meryem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme