Jurgen Klopp ka hedhur poshtë sugjerimet që Xherdan Shaqiri mund të jetë zemëruar me vendimin e tij për të lënë atë në Anfield për ndeshjen e Liverpoolit kundër Red Star Belgrades.
Xherdan Shaqiri është lënë në Liverpool për ndeshjen e ardhshme të gjigantit anglez në Ligë të Kampionëve për shkak të historisë së tij me tifozët serbë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe | Xhaka: Arsenali mund të rikthehet në Ligë të Kampionëve
Klopp dëshiron t’i shmanget ndonjë shpërqendrimi të mundshëm të skuadrës së tij duke marrë parasysh që Shaqiri pa dyshim se do të ishte shënjestër e tifozëve serbë.
Liverpooli me gjasa do ta ftonte Shaqirin por kjo nuk ka ndodhur për shkak të tensioneve politike dhe Klopp insistoi se nuk ka pasur ndonjë problem mes tij dhe lojtarit.
“Po”, u përgjigj Klopp kur është pyetur nëse Shaqiri e ka pranuar vendimin e tij. “Shumë herë në jetën time unë marrë vendime rreth skuadrave dhe ata e pranuan këtë”
“Është një deklaratë në uebfaqen tonë që mund ta lexojnë të gjithë. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe kjo është ajo që ne dëshirojmë të fokusohemi”
“Ai është lojtar i yni dhe ai do të luaj shumë ndeshje për ne, por jo nesër”
Në rrethana të tjera, Shaqiri sigurisht se do të ishte startues kundër skuadrave të vogla në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...