Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka beson se Arsenali mund të rikthehet në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm pas një fillimi të fuqishëm nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery.
“Topçinjtë” pritej të përjetonin një kohë mjaftë të vështirë pas largimit të kryetrajnerit legjendar Arsene Wenger, por Emery me shpejtësi ka arritur t’i ndihmojë lojtarëve të adaptohen në stilin e tij të lojës, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Barcelona e shqetësuar me gjendjen mendore të këtij lojtari
Për shkak të kësaj, “Topçinjtë” kanë arritur të vazhdojnë qëndrimin në pozita për UEFA Ligë të Kampionëve dhe janë larg me vetëm një pikë nga Tottenham Hotspuri i vendosur në pozitën e katërt.
Granit Xhaka beson se tani ata janë të gatshëm për të garuar për top katërshe.
“Ne e dinim se nuk do të humbim këtë ndeshje sepse ne jemi shumë të mirë dhe e kemi shfaqur karakterin sërish. Nëse e shikoni këtë ndeshje, ju e shihni se ne jemi të gatshëm për top katërshe”, ka thënë ai.
Arsenali nisi edicionin me dy disfata radhazi, por ata që nga atëherë kanë bërë 14 ndeshje pa pësuar asnjë disfatë në të gjitha kompeticionet, përfshirë nëntë ndeshje në Premierë Ligë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...