Frashër Krasniqi, deputeti i Partisë Socialdemokrate, ka kujtuar ish-bashkëpartiakun, Astrit Deharin, në dyvjetorin e vdekjes.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka premtuar se asnjëherë nuk do të ndalen në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në Burgun e Prizrenit.
“Kemi bërë të gjithë nga ne statuse, vonesa ime nuk është e qëllimshme, kemi qenë më herët në homazhe në varrezat e Astritit, kemi qenë edhe tek familja pra ka qenë ditë me aktivitete dhe nuk kam pasur kohë për të dalë edhe unë më një qëndrim”.
Frashër Krasniqi së bashku me aktivistët Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi si dhe të ndjerin Astrit Dehari ishin të dyshuar për sulmin me anti-tank kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Astrit Dehari ka vdekur më 05.11.2016 në qelinë e Burgut të Prizrenit, ku po mbahej si i dyshuar për këtë sulm, që është kryer në muajin gusht të vitit 2016./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...