Google ADS

Presidenti i Serbisë pas takimit: Austria mbështet çfarëdo zgjidhje kompromisi

18:26 | 5 Nëntor 2018
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Austria do të mbështesë çfarëdo zgjidhje për çështjen e Kosovës, e cila vjen nga palët serbe dhe kosovare.

Në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ai tha se i është mirënjohës këtij të fundit për mbështetjen për çfarëdo kompromisi.

Vuçiq shtoi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun në Bruksel, megjithatë nuk dha datë të saktë se kur do të ndodhë.

“Mendoj  se deri më tani bisedimet do të vazhdojnë. Nuk e di se kur, mund të jenë në çdo moment ne jemi të gatshëm për dialog”.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka shprehur besimin e tij se është e mundur të dilet me një zgjidhje në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe theksoi se qeveria austriake mbështetë çdo marrëveshje që çon në zgjidhje afatgjatë.

Kurz aktualisht po viziton Beogradin dhe pritet të takohet edhe me kryeministren Ana Bërnabiq./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme