Këngëtarja e njohur i përgjigjet teorive konspirative: Nuk kam vdekur!

17:57 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Avril Lavigne i ka dhënë përgjigje teorive konspirative që kanë ndërtuar rreth saj në një emision radiofonik Australian.

Prej vitesh, në internet ka qarkulluar një teori sipas së cilës, këngëtarja e shumë hiteve ka vdekur para 15 vitesh.

Për shumë mund të duket e çuditshme, por ka miliona njerëz që realisht e besojnë. Sipas tyre Avril ka vdekur në 2003-in, pasi gjyshi i saj ndërroi jetë dhe këngëtarja nuk i rezistoi dot dhimbjes, kështu që u vetëvra.

Personat që hapën këto fjalë gjetën një vajzë që ngjan me këngëtaren dhe zgjodhën pika në imazhin e saj që sipas tyre bëjnë dallimin. Sipas teorisë në fjalë, Avril ka ndryshuar aq shumë sa nuk ka mundësi të jetë vërtetë ajo.

https://twitter.com/ashlynntattoos/status/863613970829193216?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E863613970829193216&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.revistawho.com%2Flajme%2Fkengetarja-e-njohur-i-pergjigjet-teorive-konspirative-nuk-kam%2F

Personi që aktualisht ‘hiqet’ si këngëtarja në fakt është sozia e saj. Por përgjigjen për gjithçka e ka dhënë vetë këngëtarja në intervistën e fundit. “Disa njerëz mendojnë se unë nuk jam vërtetë unë, gjë që është shumë e çuditshme. Nuk e kuptoj pse e mendojnë këtë”,-u shpreh ajo. Kujtojmë se Avril u largua nga skena për 5 vite për shkak të problemeve në shëndet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme