Barcelona është e shqetësuar me gjendjen mendore të lojtarit të transferuar gjatë verës, anësorit Malcom, dhe është e përgatitur për të shitur atë në janar.
Sulmuesi brazilian nuk ishte përfshirë në skuadrën e parë për ndeshjen në vizitë të së shtunës kundër Rayo Vallecanos pavarësisht se nuk ishte i lënduar dhe Lionel Messi nuk ishte në dispozicion për “Blaugranët”, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’ pretendon se burime të tyre në klub insistojnë se ka frikë që 21-vjeçari është “në depresion mendor” dhe për shkak të kësaj gjendje mendore ai nuk është në pozitë për të luajtur.
Barcelona transferoi vetëm Malcomin gjatë verës pasi ata rënë dakord për një marrëveshje 41 milionëshe me klubin francez Bordeaux duke nënshkruar me sulmuesin në rrethana mjaftë kontraverse pasi Roma paraprakisht kishte njoftuar se kishte arritur një marrëveshje me të.
Sulmuesi ka luajtur vetëm 25 minuta në La Liga për skuadrën e Ernesto Valverdes gjatë dy inkuadrime në fushë si zëvendësuar, ndërkohë që raportet sot (e hënë) sugjerojnë që ai mund të shfrytëzohet për transferimin e bashkëkombësin e tij brazilian – Willianin./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...