Sipas mbrojtësit Dani Carvajal, Julen Lopetegui ishte i pafat në Real Madrid dhe duhet të shikohet ende si njëri nga trajnerët më të mirë në botë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka punuar me trajnerin e shkarkuar së fundi si në nivel me klub ashtu edhe në atë me skuadrën kombëtare, por ende ka pak dyshime rreth cilësive që posedon, transmeton portali arbresh.info. Duke folur për televizionin spanjoll ‘TVE’, ai ka thënë:
“Lopetegui është trajneri më i mirë që unë kam pasur”
“Fatkeqësisht ai nuk e kishte atë pak fat me ne”
Lopetegui ishte shkarkuar nga detyra e tij si trajner i Spanjës gjatë verës, vetëm tri ditë para se skuadra e tij të përballej me Portugalinë në Kampionatin Botëror, pas njoftimit se kishte arritur një marrëveshje për të kaluar në Santiago Bernabeu pas turneut.
Që nga atëherë, Real Madridi ka humbur Cristiano Ronaldon dhe ka pësuar një rënie të rëndë në formë që ka bërë që ata të qëndrojnë aktualisht në pozitën e gjashtë në tabelën e La Ligas derisa kanë humbur tashmë katër ndeshje në ligë deri tani.
Klubi kishte regjistruar gjithashtu një rekord negativ duke kaluar mbi 481 minuta pa shënuar para se Marcelo të gjente përfundimisht rrjetën gjatë disfatës 2 me 1 në duart e Levantes.
Qysh pas shkarkimit të Lopeteguit, Real Madridi ka emëruar si trajner të përkohshëm trajnerin e skuadrës Castilla, Santiago Solari, për menaxhimin e skuadrës kryesore./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...