Gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një vizitë zyrtare ka takuar drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, më të cilin kanë diskutuar për çështjet të cilat ministria duhet t’i ketë prioritet karshi këtij institucioni.
“U diskutuan tema mjaft të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e objektivave strategjike që ndërlidhen me sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Poashtu edhe çështje tjera me prioritet, si: Ligji për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të PK-së, Ligji për pagat, mungesa e sigurimeve shëndetësore për PK-në, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton se ministri Mustafa është takuar edhe me drejtorët e departamenteve ligjore ku në fund edhe janë dakorduar për përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellët.
“Takimi rezultoi me zotimin e përbashkët për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjellë, si dhe për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet tutje në komunikatë./arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion