Mbrojtësi i Real Madridit, i huazuar te Borussia Dortmundi, Achraf Hakimi, është kthyer për të folur për largimin e Julen Lopetegui.
Marokeni ka thënë se askush te Los Blancos nuk ka pritur largimin e Zinedine Zidanes dhe se Lopetegui duhet të kishte më shumë kohë në dispozicion.
“Isha i befasuar se sa pak kohë i është dhënë”, ka thënë Achraf për Radio MARCA.
“Ai nuk kishte kohën për të treguar potencialin e tij si trajner. Një skuadër si Real Madridi do të ndryshojë dinamikën dhe do të del nga zhgënjimi që janë futur”.
Julen Lopetegui mori frenat pas largimit të Zinedine Zidanes në verë, e cila ishte një lëvizje që befasoi lojtarët.
“Ne nuk e dinim, menduam që do vazhdonte te Real Madridi”.
“Vetëm ai e din arsyen e largimit, por jam i lumtur për atë. Ai meriton i meriton gjërat e mira që i kanë ndodhur atij”, ka shtuar për fund Achraf.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...