Zbardhet takimi në presidencë mes Metës dhe Ruçit

14:05 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati një takim sot me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Përmes një njoftimi për shtyp presidenca bën me dije për çështjet e diskutuara.

Nga data e zgjedhjeve tek kandidatët për kreun e KLSH-së u diskutuan në tryezën e presidentit.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjithashtu, Meta i bëri me dije Ruçit zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme