Meta dekreton datën e zgjedhjeve lokale

12:40 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pas takimet me krerët e grupeve parlamentare të zhvilluar vetëm pak ditë më parë sot Presidenti Meta foli me dekret për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Procesi do të mbahet me datë 30 qershor të vitit të ardhshëm.

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE

PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928

Tiranë, më 05.11.2018

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/meta-dekreton-daten-e-zgjedhjeve-lokale-592284/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme